Ballkani i Hapur është mekanizmi i parë vërtetë rajonal i bashkëpunimit sepse po prodhon rezultate për të gjithë”. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga konferenca e përbashkët me disa nga liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Bashkimin Evropian. Për Ramën sa i përket Ballkanit të Hapur– problem duhet të ishte mospranimi i Presidencës serbe dhe jo mosardhja e Qeverisë së Kosovës. Kryeministri shqiptar e cilësoi Ballkanin e Hapur një mekanizëm i cili ndaloi një gjakderdhje tjetër dhe një luftë tjetër – duke përqafur kështu mendimin e Ali Ahmetit. Aleksandëri e quajti e ashtuquajtura Kosovë, unë e quaj Kosovë dhe pikë, ka thënë Edi Rama demoinstrativisht.
