Edi Rama, bëhet i pari kryeministër i Shqipërisë për 30 vite që merr një ftesë zyrtare nga kryeministri i Anglisë. Agjenda e tij sot do të jetë e ngjeshur pasi fillimisht do të takohet në Shkollën ekonomë të Londrës. Më pas do të jetë i pranishëm në parlamentin anglez nga ku do të takohet me disa deputetë, të cilët përmes retorikës së tyre kanë qenë tërësisht anti-shqiptarë pas 13 mijë shqiptarëve që arritën ilegalisht në Britaninë e Madhe. Nuk pritet ndonjë marrëveshje e re, por zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar nga dy kryeministrat në dhjetor ku Britania e Madhe angazhohet ta ndihmojë Shqipërinë ekonomikisht dhe kërkon që qeveria të angazhohet në luftimin e emigrimit ilegal në Britaninë e Madhe. Me interes pritet ajo se çfarë do thotë kryeministri Edi Rama nëse gjatë takimit me kryeministrin anglez Rishi Sunak do kërkojë shtimin e lejeve të punës për qytetarët shqiptarë apo shtimin e vizave për punëtorët sezonalë. Kryeministri Edi Rama po përpiqet të marrë më të mirën e mundshme në aspektin ekonomik, në ndihmën që Britania e Madhe mund t’i ofrojë Shqipërisë. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …