Edi Rama

Edi Rama: Deklaratat e mia kundër Trumpit më kanë prekur si shqiptar, qytetar dhe kryeministër

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu ka përgjigjur të gjithë atyre që i përmendën deklaratat kundër kryetarit të ri të Amerikës, Donald Trump. Derisa kishte dalë në një konferencë me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, për të marrë një lajm të mirë, dorëzimin e progres-raportit të KE, Rama e cilësoi veten një pikë ujë në detin e gjithë deklaratave që janë bërë kundër Trumpit. “Më lejoni t’ju them se jam shprehur kundër për Trumpit si kandidat se më kanë prekur si shqiptar, qytetar dhe kryeministër deklaratat e tij për Kosovën, myslimanët dhe emigrantët. Nuk jam i vetmi, jam një pikë ujë në detin e deklaratave kundër tij. Sot ai është zgjedhur nga populli sovran, dhe ka respektin tim si kryeministër i këtij vendi, për popullin, për presidentin ashtu si edhe në kuadër të miqësisë dhe aleancës strategjike me SHBA që nuk mund të vihen në dyshim”,- sqaroi Rama. Përmes ironisë, Rama dha edhe një mesazh për gjithë politikanët kritikë. Keqardhje për disa agallarë të politikës që janë kaq mendjelehtë sa duket sikur sot janë gati t’i ankohen Presidentit të SHBA për mua, por nuk funksionin kështu bota, SHBA dhe Shqipëria, jo më, tha kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj përjashton mundësinë e koalicionit në mes PDK-së dhe Vetëvendosjes pas zgjedhjeve të ardhshme

Nënkryetari i PDK, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për një koalicion qeverisës …