Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm nën qeverisjen e tij. Gjatë fjalës së tij gjatë një takimi me qytetarët në Korçë, Rama u shpreh se në ditët e sotme vendi ynë merret shumë më seriozisht se më parë nga vendet e huaja. Ai shtoi se opozita dhe disa media në vend kërkojnë që të rrëzojnë qeverinë, duke shfrytëzuar mundësinë që u ka ofruar presidenti rus Vladimir Putin. Sot bota na shikojnë dhe na marrin shumë më seriozisht. Sepse kemi bërë reforma dhe ndryshime që kanë përmirësuar imazhin e vendit tonë. Jemi në statistikat e turizmit të organizatave të njohura ndërkombëtare. Edhe në aspektin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit ka shumë për të bërë. Po të dëgjosh aleancën e rublave dominon krimi, ndërsa po të shikosh faktet kemi numrin më të ulët të vrasjeve që nga viti 1991. Nëse një ekran apo një tjetër përdoret si maskë, si maskat që i zinin rrugën autobusëve për t’i marrë të gjithëve lekët, atëherë dalin 700 mijë të ikur nga Shqipëria. Është e gjitha pjesë e një përpjekjeje për të rrëzuar qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse. Është përpjekje për të shfrytëzuar mundësinë që Vladimir Putin ua krijon. Ky është realiteti i sotëm. Ky transformim i Korçës është një transformim që ne duhet të bëjmë çmos që të vazhdojë”, u shpreh Rama. (Dita)