Edi Rama dhe Albin Kurti kanë të përbashkët vetëm dashurinë jo normale për Greqinë politike, gjithnjë antishqiptare

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, mori  pjesë në përurimin e sheshit të Derviçanit, në Dropull, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakisit. Rama ka thënë me këtë rast  se busti i Micotaqit  i cili ishte kryeministri i parë grek që vizitoi Dropullin, do të qëndrojë si shëmbëlltyrë e së vërtetës historike që bashkon dy popujt fqinje. Gjatë fjalës së tij, Edi Rama u shpreh se do të donte që të kishte marrë pjesë në këtë përurim edhe djali i tij, kryeministri aktual grek, Kyriakos Mitsotakis, për  tu bindur për “nderin” që po i bëhet babait të tij, i cili me  shpërfilljen dhe mos marrjen pjesë i tregoi Ramës, se si babai ashtu edhe djali, në radhë të parë janë grekë dhe në radhë të dytë, antishqiptarë të përbetuar, pavarësisht servilosjes së Edi Ramës, mjerisht jo vetëm të atij,  dhe të cilit nuk i ka hije të veprojë kështu, sepse nuk besoj se njëjtë mendon edhe elektorati i tij socialist.

Është ku Micotaqi i ri që kërkon zgjerimin 13 milje  të Greqisë në detin e Shqipërisë, është po ky antishqiptar i tërbuar,  që kërkon fshirjen edhe të emrit të Çamërisë nga tekstet e historisë së popullit shqiptar, është po kjo shkërdhatë  greke që në emër të Qeverisë greke  mbron hajnin e  hapur të votave, Fredi  Bejlerin, është  po ku greku që kërcënon se do të vë kushte  Shqipërisë për anëtarësim në  BE, derisa ajo ta  përmirësojë historinë, dhe  tekstet e saj shkollore t’ i rishkruajë ashtu sikur  kërkon Athina zyrtare.

Edi Rama të paktën këtë dashuri e pranon hapur.

Nesër mund ta dojë edhe më shumë Vuqiqin, për hir të BE-së, për t’ u treguar politikan pragmatik, puro evropiano-amerikan.

Por mbetet enigmatike dashuria e zjarrtë e Albin Kurtit për Greqinë, edhe pse Athina zyrtare e ka bërë të ditur, jo vetëm një herë,  por është pak të thuhet 100 herë  deri tani  se kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, të paktën jo derisa ta pranojë Serbia, BE-ja dhe KS i OKB-së.

Pse nuk flet kurrë ky, Albin Zaim Kurti, se çka e lidh aq shumë me politikën greke, me Greqinë e sotme, sepse me Greqinë antike e lidh, mendja e tij për kulturën dhe filozofinë  për të cilën ai krenohet se e zotëron, por pa paraqitur të dhëna, dëshmi, analiza, hulumtime lidhur me antikitetin grek, por vetëm duke u shërbyer me një retorikë të thatë  silogjizmatike. Për dy tri vitet e qeverisjes ka qëndruar më shumë se dhjetë herë në Greqi, zyrtarisht dhe privatisht. Me sa di unë nuk e ka vizituar asnjëherë Bullgarinë, një shtet fqinj,  i cili e njeh pavarësinë e Kosovës. 

Apo ndoshta e do Greqinë aq shumë, në nderim respekt e dashuri që ka për Dejona Mihalisin, një greko shqiptare, që mbanë në duar frenat e Vetëvendosjes, të cilën nuk guxon ta kundërshtojë askush, madje as  disa nga ish trimat e UÇK-së, që mburren se janë kacafytë me kriminelët e Millosheviqit  gjatë luftës dhe që tani  janë në poste të larta  zyrtare, as disa ish të burgosur  politikë, të cilët nuk pipëtijnë, nuk nxjerrin zë, nuk ndihen gjallë, edhe  pse Albini e ka ndërruar “stavin”, i ka ngrënë tashmë edhe të gjitha qershitë  e përmjerra, por Asociacionit, nuk po i thotë Zajednicë, as Zajebnicë sikur e quan,  analisti Behxhet Shala, por “vetëmenaxhim”. Madje duke insistuar se ky farë vetëmenaxhimi qenka një si OJQ e asgjë më shumë. Realisht, Albin Kurti e pranoi ASOCIACIONIN,  madje me përmbajtjen e vitit 2013-2015.

Nuk do të shkruaj tani se çka flitet rrugëve e “kafiqave”  për dashurinë e tij ndaj grekëve, të cilët i do shumë më tepër se shqiptarët e Kosovës,  të cilët nuk e kanë votuar, shumë më tepër se Drenicën e Dukagjinin. Shumë më tepër e do Nenad  Rashiqin sesa Enver Dugollin, apo Shemsi Sylën.

Më shumë ka treguar dhe ka shprehur respekt për kriminelin serb, Oliver Ivanoviq, sesa për kreun e UÇK-së që ndodhet në Hagë, të cilëve nuk u përmend as emrat, madje nuk përmend as Rexhep Selimin.

Kur ka qenë për vizitë në ndonjë katund apo qytezë të Drenicës, Albin kryeministri, apo ndonjë  nga argatët e tij më të ngushtë?

Realisht, Edi Rama dhe Albin Kurti, përveç dashurisë  për Greqinë  kanë të përbashkët edhe dashurinë për pushtetin, dhe  më parë do jepnin kokën  sesa postin. Rama ka më shumë se 25 vjet jetë aktive në pushtët e në Qeveri, ndërsa Albini mezi  i ka kaluar  dy vite të rënda si plumbi, sepse Qeveritë  e kaluara i kanë  lënë shumë punë të pa kryera dhe ai tani duhet t i kryejë vetë.

 

Ahmet Qeriqi

28. 10. 2023

Elbasan

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …