Edi Rama dhe Sebastian Kurz bisedojnë për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe pandemisë

Rama dhe Kurz bisedojnë për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit dhe pandemisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një video-konferencë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz. Në video-konferencë thuhet se u bisedua mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë e COVID-19 dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE. “Sapo pata një video-konferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Zyrës së OSBE, Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kurz në një postim në Twitter.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …