Kryeministri i Shqipërisë, ka sqaruar edhe më tej Draft-statutin e propozuar për zgjidhjen e konfliktit Kosovë-Serbi. Sipas tij ky është një kontribut i Shqipërisë si shtet tjetër. Ne jemi vëllezër, por kemi dy shtete të ndryshme. Shqipëria ka shtetin e vet, Kosova ka shtetin e vet dhe Shqipëria në këtë rast është 100% në një linjë me Shtetet e Bashkuara, me Bashkimin Europian, me Francën dhe me Gjermaninë, me qëndrimin e asaj që po bën Kosova ose më saktë që po bëjnë autoritetet e Kosovës dhe Shqipëria kontributin e saj nuk mund ta japë në këtë proces përveçse duke qenë shumë etike në raport me aleatët. Nuk mundet dot që ne të bëjmë një rol hidh gurin dhe fshih dorën në sensin që t’i konsultojmë gjërat përpara dhe pastaj të bëjmë sikur s’i kemi konsultuar,” – u shpreh Rama. I pyetur për një luftë të mundshme, ai tha se është gjëja e fundit që imagjinon, ndërsa sqaroi se për dijeni të atyre që e kanë harruar, Kosova është Amerikë. Kosova s’është tërësisht sovrane për sa kohë ka një ushtri të huaj në territorin e vet. Serbia kurrë nuk do të guxojë ta sulmojë Amerikën, u shpreh Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …