Edi Rama: Reagimet jo demokratike në Kuvend e Kosovës e njollosin shtetin dhe i bëjnë dëm tij në sytë e aleatëve

Edi Rama e cilëson lajm të mirë progresin e idesë së konferencës të nivelit më të lartë, për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar si, një lajm të mirë progresin e idesë së konferencës të nivelit më të lartë, pa afat, deri në arritjen e marrëveshjes së plotë për zbatimin e Planit Franko-Gjerman mes Kosovës e Serbisë, çka sot e mbështeti vetë Presidenti Charles Michel. “Rajoni ynë nuk mund të merret zvarrë nga një konflikt krejt i kot, absurd, ku luhet me zjarrin e nacionalizmit duke prodhuar çdo ditë arsye për sherr, me veprime e mosveprime, akuza e kundër akuza, të cilat po e degradojnë përditë situatën në Veriun e Kosovës dhe po minojnë vetë ngrehinën e ndërtuar me aq shumë përpjekje të bashkëpunimit rajonal”, ka shkruar Rama në Twitter. Ai ka shtuarr po ashtu se politikanët e Kosovës duhet ta dëshmojnë me vepra e jo me fjalë, se ky rajon i përket Procesit të Berlinit jo ëndrrave të Kremlinit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …