Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e përgëzon Albin Kurtin për pranimin e propozimit të BE’së për asociacioin si kornizë për negociatat në vijim. Ai ka thënë se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve. Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.”
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Shala Bajgora; Idioti, Hekuran Murati, është ministër i Financave, në qeverinë kleptokratike e hajdute të Albin Kurtit
Krijesa pa histori dhe biografi, Hekuran Murati është mendër me thënë ministër i Financave në …