Edi Rama e uron Kosovën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përfunduara me sukses

Edi Rama e uron Kosovën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përfunduara me sukses

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar Kosovën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të përfunduara me sukses. “Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare, – shkruan Rama në Twitter. – Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën,” e përfundon Rama mesazhin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …