Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot në Prishtinë për marrëveshjet e arritura dhe ato që janë në zbatim

Edi Rama: Edhe pa i llogaritur vizitorët nga Kosova, shifrat tregojnë për një vit të suksesshëm në turizëm

Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve këtë vit, ka thënë kryeministri,  Edi Rama, i cili është shprehur se tashmë pa llogaritur vizitorët nga Kosova shifrat janë të qarta  dhe tregojnë se bëhet për një vit të suksesshëm në turizëm. Ai ka saktësuar  se në muajin qershor ka pasur rritje të turistëve për 45 për qind në Shqipëri pa përfshirë shtetasit e Kosovës. “Ne kishim një turizëm të brendshëm dhe një industri inekzistente turistike që mbahej në këmbë vetëm dhe ekskluzivisht nga motrat dhe vëllezërit tanë në Kosovë. Unë kam marrë shifrat e këtij viti që flasin më qartë sesa çdo fjalim për vizitorët e huaj, duke përjashtuar vizitorët nga Kosova, të cilët tanimë hynë të pa regjistruar për shkak se kemi hapur kufirin që nga 1 qershorin dhe hyrja nga Kosova është si hyrje nga Shkodra për në Vlorë, njësoj. Në qershor kemi pasur 604 mijë turistë, përfshirë dhe turistët nga Kosova. Sot kemi 876 mijë turistë të huaj, pasaporta të huaja, as të Shqipërisë, as të Kosovës, 45 për qind qershori”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë Edi  Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …