Pas vizitës së ty dy ditore në Bruksel, ku u fol kryesisht për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së, kryeministri, Edi Rama në një shkrim të tij thotë se takimet ishin një lajm i mirë lidhur me integrimin dhe politikën rajonale. Në këto takime thekson kryeministri Rama, ishte brengosës konstatimi i regresit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me bashkësinë euro-atlantike. Rama shkruan se është e pakonceptueshme për aleatët tanë strategjike që Kosova vazhdon refuzon të hedhë qoftë edhe një hap të vetëm konkret e konstruktiv për de-eskalimin e situatës gjithnjë e më të rrezikshme në Veriun e Republikës së Kosovës. Në këtë mënyrë shton Rama, Beogradi po ia del të fshihet pas mjegullës gjithnjë e më të dendur, që qasja e pashpjegueshme strategjike e Prishtinës po krijon mes Kosovës dhe bashkësisë euroatlantike. Kreu i qeverisë shqiptarë shton se është koha që të zhvillohet një konferencë e nivelit më të lartë, të thirrur nga Franca e Gjermania, me mbështetje të BE-së dhe SHBA-së, ku të dyja palët të mos ngrihen nga tryeza e dialogut, deri në nënshkrimin e një marrëveshjes së plotë të normalizimit, përfshirë natyrisht edhe dakordësimin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …