Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me kompaninë Faizer për të nisur vaksinimin në muajin janar. “Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Fajzer për të nisur vaksinimin në janar!” Kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit, derisa ka shtuar se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit. “I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …