Në mbyllje të samitit të Mini Shengenit ballkanik në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur gjatë konferencës me gazetarët, kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Hardinajt, duke e cilësuar Haradinajn një gënjeshtar. Kjo deklaratë e Ramës vjen pasi Haradinaj mohoi pak minuta më parë se nuk kishte pranuar ofertën e presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin me 4 muaj të taksës ndaj Serbisë me qëllim liberalizimin e vizave. Rama është shprehur më herët se për shkak të këtij refuzimi, Haradinaj bllokoi liberalizmin e vizave. Meqë Haradinaj e mohoi një gjë të tillë, Rama u shpreh: “Një ndërhyrje prej një të padituri klasik. Si bëhet kjo? Unë po them që nuk ka asnjë nyje detyruese. Haradinaj është një gënjeshtar që ka gënjyer përsëri. Gënjen nga padija apo me qëllim nuk ka arritur ta zbuloj. Por është një gënjeshtar. Kjo nismë ka thjesht një qëllim të zbatojë marrëveshjet mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces të fusim edhe elementë të tjerë”. “Është mirë të kujtohet kjo që kanë ngrënë e kanë pirë nëpër tryeza me palën serbe dhe me të tjerët dhe kanë bërë shumë mirë. Kjo nuk do të thotë që kane hequr dorë nga pavarësia, por kanë qenë të ulur aty se jetojnë në një botë të ndërlidhur. Kosova është pjellë e luftës së popullit të saj, por edhe luftës me bomba të SHBA dhe të shumë prej vendeve të mëdha. Ndërkohë që këto vende janë sot këtu, Kosova mungon. Jo se nuk është ftuar, apo i është vënë kusht apo se ne kemi ndryshuar nga ndonjë qasje sepse ka hyrë në një rrugë qorre, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …