Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë i uroi festën kombëtare presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Rama ka deklaruar se dëshiron që këtë festë t’ua urojë Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij që sot nuk gjenden në shtëpi. “Dëshiroj t’u uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë, këtë ditë të bekuar të flamurit tonë kombëtar, të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njëkohësisht në këtë ditë që është edhe dita e lindjes së komandantit legjendar të Luftës Çlirimtare të Kosovës , dëshiroj t’i uroj festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit, Presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij, që sot nuk gjenden në shtëpi”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë. Por, 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka thënë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …