Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama, gjatë fundjavës do të udhëtojë për në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  gjatë fundjavës do të udhëtojë për në Pragë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë. Kryeministri pritet që në takimin me liderët evropianë të lobojë edhe në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve. Tanimë ka disa vite që procesi i Shqipërisë për integrimin në BE është i lidhur me Maqedoninë e Veriut. Procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Do të bashkëpunojmë me Qeverinë Haradinaj vetëm për ta mbrojtur interesin kombëtar

Aida Dërguti: Kryeministri duhet të kërkojë falje për sjelljen ndaj opozitës

Ish-deputetja Aida Dërguti, ka theksuar se Albin Kurti duhet të kërkojë falje për sjelljen e …