Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga Podgorica e Malit të Zi ka folur për takimin që ka zhvilluar me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca por edhe mosrealizimin e takimit me kryeministrin, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Konjufcën në takim nuk është folur aspak për draftin e propozuar nga ana e tij për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Me Glaukun kam kaluar aq mirë. Nuk bëhet fjalë për lëndim. Nga takimi dola me pozitivitet. Ai gjëra të tjera foli brenda, gjëra të tjera dhe për këtë duhet ta pyesni atë, është shprehur Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Duhet ta pyesni Albinin pse Glauku i tha ato jashtë. Glauku s’di çka është drafti, Glauku do të flasë para kamerave ato për të cilat është konsultuar me Albinin”, u është drejtuar Rama gazetarëve, kur është pyetur për deklaratën e Konjufcës për raportet e lënduara.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …