Edi Rama i falënderon të rinjtë nga Kosova të cilët ishin pjesë e ceremonisë gjatë vizitës se kryetarit amerikan Bill Clinton

Edi Rama i falënderon të rinjtë nga Kosova të cilët ishin pjesë e ceremonisë, gjatë vizitës se kryetarit amerikan, Bill Clinton, në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fund të vizitës  dy ditore  ish-kryetarit Bill Clinton, në Tiranë, ka falënderuar Klintonët, Hilarët, që erdhën nga Kosova për t’i dhënë ngjarjes së rrallë përmasën e një zemre të madhe. Në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Shqipërisë, për më shumë se 30 minuta, iu është dhënë mundësi të rinjve nga Kosova që ta falënderojnë Bill Clintonin për kontributin që i ka dhënë Kosovës. Në ceremoninë e vizitës nuk u pa asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ndërsa opozitarë e zëdhënës të Sali Berishës e  Ilir Metës, shpërndanë gënjeshtra se  Rama e ka paguar me para ardhjen e Klintonit në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …