Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vizitoi Elbasanin dhe përcolli mesazhin e tij të urimit në Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët

Edi Rama, i ka kthyer një përgjigje Athinës zyrtare sa i përket pengesës për negociatat me BE-në për shkak të çështjes “Beleri”

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, në një konferencë për shtyp me gazetarët, i ka kthyer një përgjigje Athinës zyrtare sa i përket pengesës për negociatat me BE-në për shkak të çështjes “Beleri”. theksoi se qëndrimi i Athinës është i paarsyeshëm dhe çështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy vendeve dhe të mos ndikojnë në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë. Në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata, ku hyn në një fazë përfundimtare evropiane duke përfituar përditë nga transferimi i dijes së Bashkimit Evropian të pengohet, të vonohet se kanë një çështje bilaterale. Kjo pengesë është në njëfarë mënyre e paarsyeshme, dhe joevropiane në frymë. Historitë kanë qenë jo një e dy, por më shumë sesa një e dy. Greqia është një vend fqinj që duam të thellojmë bashkëpunimin e fqinjësisë dhe të forcojmë miqësinë, duke bërë gjithçka që na takon ne. Duam të jemi një vend evropian në Ballkan”, u shpreh Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …