Pas akuzave të shumta të opozitës është publikuar e plotë nga Parlamenti kontrata për menaxhimin e Butrintit. Marrëveshja për administrimin e pasurisë kulturore të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor të parkut kombëtar të Butrintit, lidhet ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për menaxhimin Butrintit. “Kope budadallëku”, kjo ishte fraza që përdori kryeministri Edi Rama ndaj opozitës, që ka sjellë debate dhe ngritje zëri nga deputetët demokrat. Kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të marrë masa ndaj Edi Ramës për gjuhën e përdorur. “Kodi i sjelljes duhet sanksionuar deputeti që përdor fyerjet. Këtu mund të jenë shumë të rinj. Ikonat ky i mori i çoi në Gjermani. Dhe nuk u kthyen më kurrë. Për të kthyer seriozitetin do flas Ina Zhupa. Pres masë që ju ta merrni ndaj Ramës për gjuhën e përdorur”, tha Alibeaj. Në një replikë me Aliebajn, Kryeministri Edi Rama hodhi sërish akuza ndaj tyre duke thënë se ata kanë një nivel gjuhe bazike. “Nuk i thash askujt që ti je budalla se kjo është fyerje. Unë thash që ju keni budallallëkun sëmundje ngjitëse në kopenë tuaj. Nëse ju u ndjetë dele atëherë ky është punë për ju. Edhe njerëzit kur bëhen si ju bëhen kope. Ju nuk duhet të hynit më kurrë në Parlament. Se ju nuk thoni thjeshtë fjalë fyese. Por juve shani shani. Nëse dikush më thotë budalla ka opinionin e vet nuk ka asnjë problem. Por nëse më thonë kriminel atëher ka problem. Sot provove se je si Sali Berisha. Se t’iu them për ikonat. Këtë të ikonave e ka thënë ai, Sali Berisha. Prandaj nuk ju voton njeri. Ndaj një i vdekur ju mori përpara se nuk shohin asnjë ndryshim. Ju jeni kopje të zbehta dhe të shëmtuara të tij”, tha Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …