Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikave nëpër media në lidhje me vendimin qeveritar për ngritjen e njësisë anti-KÇK. Ai ndihet i tronditur nga shpifjet dhe akuzat ndaj paketës anti-KCK. “A janë njerëz këta a çka janë?” ,më shkruan një qytetar i tronditur nga komentet e studiove televizive kundër paketës antiKÇK!Eh,kanë kaq kohë që shajnë, akuzojnë, shpifin për lidhjet e qeverisë me krimin dhe mblidhen në sallonet tv sa herë ndodh një vrasje, duke sulmuar qeverinë”, shkruan Rama. Më tej ai kritikon analistët, duke thënë se sot bëjnë avokatin e krimit. “Njerëz janë njerëz, po janë armiqësuar me të vërtetën, me faktet e me vetë profesionin e tyre për inat të qeverisë! Dhe janë kaq qorrazi kundër qeverisë, sa tani janë kthyer befas në avokatë gjynahqarë të krimit, që po lënë kokrrën e namit me dokrrat e dembelizmit të tyre mendor. Sot që qeveria është angazhuar në ofensivën më shembullore kundër krimit në historinë e vendit,mblidhen në sallonet tv për të mbrojtur krimin nga qeveria që po shkel të drejtat e atyre, të cilët deri dje pa pikën e turpit, i lidhnin me mua, me PS e me çdo fitore elektorale të saj shprehet më tej Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …