Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke komentuar deklaratën e para dy ditëve, që e dha në Tiranë ka sqaruar se kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka lënë të kuptohet se pezullimi i vizave mund të ndodh nëse autoritetet në Prishtinë s’janë të gatshëm që t’i hapin rrugë planit franko-gjerman. Emanuel Macron ndihet i lënduar për planin franko-gjerman, për të cilin ai u angazhua personalisht. Si të gjithë të tjerët, por pak më shumë se të tjerët,z. Macron është i lënduar që edhe pse është angazhuar së bashku me kancelarin gjerman Olaf Scholz për planin franko-gjerman, e që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës, në këtë fazë të historisë së saj, duke diskutuar me tha që s’jam i gatshëm të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë mbi planin franko-gjerman. E tha edhe në konferencë. Deklarata e tij është shumë e qartë, por janë disa që më sulmuan, duke ma drejtuar mua atë deklaratë. sikur unë e paskam fuqinë që t’i them Macronit bërë këtë, bërë atë. Lexoni mirë atë që tha kryetari i Francës i cili saktësoi shumë qartë se nuk mund të merret peng komuniteti euro-atlantik për t’i bërë karshillëk përpjekjeve të tyre, nënvizoi mes tjerash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
