leoni

Edi Rama: Ka nisur shpërndarja e naftës falas për 27 mijë fermerë, brenda shtatori edhe për 9 mijë fermerë të tjerë

Edi Rama: Ka nisur shpërndarja e naftës falas për 27 mijë fermerë, brenda shtatorit edhe për 9 mijë fermerë të tjerë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e kartave për fermerët për naftën falas në punimet e mekanizuara në bujqësi, me fondin shtesë të buxhetit prej 500 milionë lekë, nga paketa e rezistencës sociale. Mbështetja vijon për fermerët me naftën FALAS, ku deri më sot janë shpërndarë kartat për 27 mijë  fermerë dhe brenda shtatorit do mbështeten edhe 9 mijë  fermerë të tjerë. Skema e naftës pa taksa për bujqësinë nisi në fillim të këtij viti, me një buxhet prej 950 milionë lekë. Me paketën e rezistencës sociale, kësaj skeme iu u shtua fondi edhe me 500 milionë lekë të tjera. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programoi për të dytin vit radhazi, fondet për subvencionin e naftës, si masë e nevojshme në mbështetje të sektorit të bujqësisë. Aktualisht skema e subvencionit të naftës përcakton si përfitues të naftës falas fermerët e kulturave bujqësore, si: grurë, misër, fasule, luledielli, tërshërë, thekër, bimë aromatike-mjekësore, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …