Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se përveç vettingut për të kontrolluar pasurinë, çdo drejtues policie do të kalojë në testin poligrafik të FBI-së, ose sikur njihet ndryshe makina e së vërtetës. Një masë e tillë, sipas Ramës, do të bëhet për të pastruar policinë e shtetit nga të inkriminuarit dhe personat e korruptuar. Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike. Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …