Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar statistikat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti. Ai ka shkruar se të shumtë kanë qenë turistët edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australi apo Azerbajxhani, të cilët zgjodhën të vizitojnë vendin tonë, duke iu ofruar atraksione nga më të ndryshmet. 8 milionë e gjysmë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jo tipike si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ka shkruar mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …