Edi Rama

Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj, dy ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë me urdhër në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Përmes një mesazhi të gjatë në X, Rama përgënjeshtron mediat që nxorën lajmin se kryeministri do të shkonte në paraburgimin e Durrësit për të takuar Veliajn. Rama shprehet se beteja ligjore e Veliajt përballë drejtësisë është vetëm e tija dhe e avokatëve të tij dhe jo e Partisë Socialiste. Sa mbarova fjalën live këtu në kryeministri, ku me ekipin kombëtar të negociatave po prezantojmë edhe për publikun modelin e Inteligjencës Artificiale, i cili sapo ka hyrë në funksion me orë të plota pas testimeve të suksesshme. Ndërkohë këneta politiko-mediatike paska hapur lajmin e rremë se qenkam nisur të takoj Erionin në Durrës dhe qenkan rreshtuar edhe gazetarët atje,” tha Rama. Kur them duhet një drejtësi që lufton korrupsionin dhe garanton standardet demokratike, unë them ate që besoj e as më shkon mendja të bëj teatër me vizita në burgje apo të bëhem palë në procesin e drejtësisë në çfarëdolloj forme.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me refuzimin e tij për t’u paraqitur në Prokurorinë Speciale

Analisti politik Visar Ymeri, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, …