Kryeministri, Edi Rama, ka vazhduar të promovojë idenë e krijimit të një shteti sovran Bektashi brenda Shqipërisë, duke theksuar rëndësinë e këtij urdhri për paqen dhe tolerancën. Pas fjalimit në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Rama ka deklaruar se Urdhri Bektashi është një thesar shpirtëror që Shqipëria duhet ta ofrojë botërisht. Referuar librit të studiuesit kanadez Robert Elsie, Rama thekson se Urdhri Bektashi ka një histori dhe kulturë unike që Shqipëria duhet ta përkrahë, duke e kthyer në një entitet sovran shpirtëror në Tiranë, të ngjashëm me Vatikanin. Kjo ide e promovimit të Islamit tolerant ka marrë vëmendje ndërkombëtare, veçanërisht pas deklaratave të mëparshme në “New York Times“, duke lënë të kuptohet se vetëm bektashinjtë në Shqipëri qenka tolerante dhe jo shumica islame, feja më e madhe numerikisht e shqiptarëve. Rama ka bërë një krahasim imagjinar, edhe pse e di se Vatikani është qendra botërore e krishtërimit perëndimor, ndërsa bektashinjtë në Shqipëri ka vetëm 4 %, një minoritet fetar pa asnjë ndikim, po gjithsesi më shumë islam në formë, ndërsa në brendi një komunitet tejet heterogjen, tejet eklektik, tejet latent dhe tejet i padefinuar fetarisht.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …