Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është cituar të ketë deklaruar se në një takim në Tiranë me sekretarin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, ka biseduar edhe për ecurinë e proceseve të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon. Ai në një konferencë të përbashkët për media pas takimit se Mbretëria e Bashkuar është shprehur se ka interes të veçantë që ta shohë përfundimin me sukses të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në të cilin tha se ka rrezik për kthim mbrapa. Lordi Cameron është një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve dhe dihet botërisht që Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht një interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve rajonale dhe për të parë përfundimin me sukses edhe të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka pasur hapa pozitivë, por ku në vijimësi ka edhe ngecje në vend apo në vijimësi dihet edhe rreziku i kthimit mbrapa”, ka thënë Rama. Paraprakisht, Edi Rama përmendi fillimisht se me kryediplomatin anglez kanë diskutuar lidhur me përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, për të cilin tha se është një projekt strategjik me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …