Në fjalën e tij në procesin e Berlinit, kryeministri shqiptar, Edi Rama falënderoi Merkelin për atë që ka bërë për Ballkanin Perëndimor, duke u shprehur se kancelarja gjermane ka mbajtur gjallë shpresë tek e ardhmja, të cilën sipas tij, BE-ja po e shuan. “E di që nuk të pëlqejnë lëvdatat, por mendoj se procesi që nisët ka qenë vërtetë shumë i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë që BE-ja po e shuan, flakën e shpresës tek e ardhmja. Është shumë e rëndësishme që ne të kemi më shumë autorësi në proces”, u shpreh Rama. Më tej, ai theksoi se procesi i Berlinit është shtylla e procesit dha ajo çka ka shfaqur është shtylla më e fortë e shpresës për të ardhmen. “Është shumë e rëndësishme që të shmangin kurthin që të shndërrohemi dhe të bëhemi viktimë e vetove të ndërsjella apo nevojës për konsensus”, tha Rama.