Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kuçovës të cilëve u ka kërkuar votën për kandidatin Kreshnik Hajdari i cili rikandidon në krye të kësaj bashkie. Duke folur për kandidatët e koalicionit Berisha-Meta, Rama tha se ato janë përfaqësojnë faqen e zezë të Shqipërisë. Sipas tij, kandidatët kundërshtarë, duan të fitojnë bashkitë me qëllimin e vetëm për t’i mbajtur peng. “Në 14 maj është një zgjedhje më e qartë se kurrë ndonjëherë. Nga njëra anë është PS me kandidatët e saj. Asnjë nga kandidatët tanë nuk ka rënë nga qielli, asnjë nuk është i përsosur, por ama kandidatët e tyre janë faqja më e zezë ndër shqiptarë. Janë kandidatët e faqes së zezë të atyre të dyve që i kanë marrë dhe i kanë vënë për t’u turrur nëpër bashkitë e vendit dhe për të marrë peng këdo që mund të marrin peng. Janë kandidatët e faqes së zezë të një gërdalle 80-vjeçare”-tha Rama. Pasi theksoi rëndësinë e investimeve të huaja për Shqipërinë, Rama tha se këto të fundit të cilat janë tepër jetike për zhvillimin ekonomik, do jenë të pamundura nëse votohet për kandidatët kundërshtarë të cilët përfaqësojnë Berishën i cili është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA duke bërë që edhe në Europë mos t’i hapet asnjë derë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …