Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar pas disa bisedave që kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar online me komisionerë të Bashkimit Evropian. Edi Rama, ato biseda i quan ndërhyrje në fushatë elektorale nga ana e atyre që sipas tij paguhen nga taksat e popujve të Evropës. “Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Evropës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE! Në dijeninë time Komisioni Evropian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Evropës zgjedhin qeveritë e tyre”, ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …