Edi Rama: Kemi parur mbledhjen tradicionale maratonë të shumicës qeverisëse me tre sesione

Edi Rama: Kemi parur mbledhjen tradicionale maratonë të shumicës qeverisëse me tre sesione

Pas takimit të kabinetit qeveritar në Lezhë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se ka pasur mbledhjen tradicionale maratonë të shumicës qeverisëse. Kishim tre sesione, një me drejtuesit e grupit parlamentar, drejtuesit politik, një sesion të një mbledhje të zgjeruar të kabinetit me praninë edhe të zv. ministrave dhe drejtues të institucioneve dhe sot një sesion të mbledhjes së ngushtë të kabinetit qeveritar. Si zakonisht kjo maratonë prek të gjitha aspektet që lidhen me veprimtarinë e shumicës qeverisëse, politike, parlamentare, qeveritare dhe më pas duke trajtuar çdo aspekt e duke hyrë në çdo sektor madje edhe nën-sektor. Meqë jemi në Lezhë dhe këtu në këtë zonë ka një pritshmëri për korridorin blu dëshiroj të them se në diskutimin për veprat e mëdha të infrastrukturës kemi diskutuar dhe kemi një pamje të qartë të ecurisë së punës me të. Brenda këtij viti hapim aksin Thumanë Kashar, tha mes tjerash, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …