Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e Berlinit, sidomos ajo për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët e Republikës së Kosovës, pasi ka theksuar se është e pakuptimtë që të ketë problematika të kësaj natyre. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria dëshiron t’i forcojë marrëdhëniet me Bosnje e Hercegovinën dhe po ashtu e ka informuar kryeministren se janë duke u përgatitur për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sarajevë.= Sipas tij, BE duhet t’i mbështes gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi vullneti për të ndërtuar paqen duhet të shpërblehet. Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo tha se në këtë takim kanë biseduar për marrëdhëniet e mira që kanë në mes të dy shteteve, si dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. Ajo tha se kanë theksuar 14 çështje më të rëndësishme për t’i paraqitur Komisionit Evropian
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …