Kryeministri i Shqipërisë, Rama, pas rritjes së çmimit të naftës, në Shqipëri ka krijuar Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburantit. Prej ditës së sotme në Shqipëri çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe shkalla e fitimit të kompanive do të ngrijë. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shtuar se nuk do të lejojnë abuzimin në kurriz të qytetarëve. Kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
