Gjatë konferencës, të mbajtur në Tiranë me kryeministrin e Spanjës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi lidhur me tensionet që kanë filluar prej ditës së djeshme në veri të Kosovës. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se Kosova ka të drejtë të zbatojë marrëveshjet e reciprocitetit dhe i bëri thirrje Qeverisë së Serbisë që mos të justifikojë veprimet e grupeve të caktuara në veri të Kosovës të cilat po i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje. “Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye qe lidhen me vetë Spanjën dhe nuk kanë të bëjnë me asnjëlloj diskriminimi apo paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj së drejtës së tyre, por ne kemi diskutuar aq më tepër në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim krejtësisht të paarsyeshëm, pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …