Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Edi Rama: Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, në Britani, ata nuk e sollën drogën këtu, por këtu e gjetën tregun

Në ditën e dytë, ku po qëndron  për një vizitë zyrtare, në Angli, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke folur për emigracionin, tha se problemi nuk janë shqiptarët që vijnë në Britani, por që përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët, që kanë tregun e tyre të drogës. “Na vjen shumë keq! Nuk do të lidhim partneritetin strategjik që kemi me një vend si Britania. Ne kemi një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë. Unë nuk mendoj se jeta është interesante, kur jeton për të thënë fjalë të bukuar që në fakt nuk i mendon. Shoh jo vetëm fjalë por edhe vepra nga kryeministri britanik. Ka diçka mjaft të rëndësishme që po ndodh që e kemi kërkuar prej shumë kohësh. Gjithnjë kemi thënë na duhet ët ndërtojmë një portë të përbashkët operative për të goditur rrjetet kriminale. Pas bisedës sime me kryeministrin në telefon kjo po ndodh. Problem im nuk është se shqiptarët vijnë në Britani, por kur shqiptarët përdoren në ëndrrat dhe shpresat e tyre nga kriminelët. Nuk kam probleme se kufijtë e Britanisë mbyllen, por s’duhet ti lëmë të rinjtë shqiptarë të përdoren nga kriminelët. Komuniteti shqiptarë-britanik është fantastik. Të jesh nën trysninë e disa mollëve të kalbur që janë përballë. Kriminelët shqiptarë nuk e sollën krimin këtu, ata nuk e sollën drogën këtu, por e gjetën këtu tregun. Nëse homologët britanikë do të na dëgjojnë, kjo do të jetë shumë e suksesshme. Por ti veçosh shqiptarët!”, u shpreh Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …