Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në një botë paralele. Këtë deklaratë Rama e dha pasi kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar se Mini-Shengeni është vizion i Serbisë për Jugosllavi të re. “Kush thotë se kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë për të rikompozuar Jugosllavinë dhe për t’ia dhënë hegjemoninë Serbisë, sepse është më e madhe dhe do vijë të na marrë krejt çka kemi, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe forcimin e urave mes tyre dhe harron se po të nisemi kështu, atëherë edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Por jo kjo është një hapësirë që jeton me mekanizmat e BE-së në ndërkohë që secili nga vendet bën përpjekje për t’u integruar në të u shpreh Rama.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …