Edi Rama: Ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie të institucioneve

Edi Rama: Ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie të institucioneve

Derisa protestuesit e politizuar kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efekt i policisë ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama. Ai  shkuan se gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve, duke iu referuar dorëheqjes së djeshme të këtij të fundit. “Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë!  Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë! Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit! Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …