Kryeministri Edi Rama do të shpallë javën e ardhshme qeverinë e re pas fitores së mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit. Në mbledhjen e fundit me ministrat e kabinetit, shefi i qeverisë shqiptare paralajmëroi se një pjesë e tyre nuk do të ulen më në atë tryezë. Ai ka shtuar se mandatin e dytë u mbylli me realizimin të gjitha kushteve për çeljen e neociatave me BE-në dhe hapjen e një kapitulli të ri në politikën rajonale. Rama prezantoi disa objektiva për Shqipërinë e vitit 2030 mes tyre kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimet në atdhe. Ndërsa, u shpreh i bindur se mandati i tretë do të jetë një faqe e re e bashkëpunimit me Kosovën, pavarësisht mosdakordësive për “Ballkanin e Hapur”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …