Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama: Marrëveshje për Akademinë e Aviacionit, zhvillimi i Portit dhe Aeroportit, mbështetje për ushtrinë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim në qytetin e Vlorës, ku diskutoi për ecurinë e projekteve strategjike në fushën e transportit, me fokus të veçantë në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës dhe zhvillimin e Portit të qytetit. Rama theksoi rëndësinë e marrëveshjes të firmosur me një nga kompanitë më të mëdha të botës në industrinë ushtarake, për ngritjen e Akademisë së Aviacionit në Vlorë. Ai shtoi se kjo akademi do të mbështesë jo vetëm aviacionin civil, por edhe forcën ajrore të Shqipërisë, duke siguruar kapital njerëzor të kualifikuar dhe me standarde të larta. Rama theksoi se partnerët në këtë projekt janë Izraeli, SHBA, shtete të tjera të BE dhe Turqia. “Marrëveshja është një hap i rëndësishëm për forcimin e aviacionit dhe mbrojtjes,” tha ai, duke nënvizuar se ky është një hap në rilindjen e industrisë së mbrojtjes dhe prodhimit ushtarak. Rama gjithashtu deklaroi se mbështetja për Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të vazhdojë, duke përfshirë rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe mbështetje për ushtarët në të gjitha aspektet, përfshirë strehimin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Vitia

Qeveria Kurti nuk e realizoi premtimin katërvjeçar, ligji për sigurime shëndetësore mbetet në pikën zero

Përkundër premtimeve të vazhdueshme gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Kurti, Ligji për sigurime shëndetësore …