Edi Rama: Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit

Edi Rama: Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka folur pas takimit me kryeministrin  e Kosovës, Albin Kurti.  Ai ka treguar se kanë diskutuar për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj. Rama bën të ditur se i shprehu Kurtit të gjithë simpatinë për kurajon me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Edi Rama theksuar se kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.  Albin Kurti tanimë iu ka kthyer pragmatizmit të Edi Ramës dhe nuk e kundërshton më për Ballkanin e hapur,  pasi vetë është hapur para Serbisë. Tani ia ka nevojën Edi Ramës, andaj edhe i afrohet aq shumë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …