leoni

Edi Rama: Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë

Edi Rama: Më tetor në Tiranë do të organizohet Samiti i Procesit të Berlinit, për takim kam ftuar kryeministrin, jo kryetarin grek

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thyer heshtjen për mos-ftesën e tij nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Ai ka thënë se s’ka dashur që të flasë para se të përfundonte takimi, meqë s’dëshironte që të shqetësojë mikëpritësin dhe të ftuarit e tij në Athinë. Rama ka thënë se kryeministri grek ka marrë iniciativë për të mbajtur takim me liderët e rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën e përbashkët. Edi Rama ka thënë se në tetor në Tiranë do të organizohet Samiti i Procesit të Berlinit, dhe në këtë takim ka ftuar kryeministrin grek, pasi  kurrë s’do të mund ta imagjinonte që të ftonte në vend të tij presidentin grek, për të cilin Rama thotë se ka respekt të madh.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …