leoni

Edi Rama: Të gjitha familjet e mbetura pa çati do të strehohen në hotelet e Durrësit, Kavajës dhe të Vlorës

Edi Rama: Meta dhe Berisha synojnë shthurjen e shtetit dhe duan kaos duke manipuluar me Bashën e Kryemadhin

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, po flet në seancën plenare ku po diskutohet për shtyrjen e datës së zgjedhjeve nga kryetari Ilir Meta. Shefi i ekzekutivit shqiptar tha sot jemi të detyruar të merremi me një akt brutal dhe të papërgjegjshëm të presidentit. Rama tha se Shqipëria është treguar shumë bujare me Ilir Metën së cilit ia ka besuar postet më të rëndësishme ende pa mbushur të pesëdhjetat. Kryeministri deklaroi se Ilir Meta me pangopësinë e tij të pashpjegueshme nuk do ndihej mirë sikur të shpallej edhe mbret i të gjithë shqiptarëve. Rama tha se Meta me Sali Berishën e gënjejnë veten se mund ta rrënojnë atë nga pushteti me molotëvet e Bashës dhe mallkimet e Kryemadhit. Duke u kthyer tek data e zgjedhjeve, kryeministri shqiptar tha se po bëhemi dëshmitarë të një tjetër zarari të madhe dhe të kot e të dëmshëm. Ai akuzoi se Meta dhe Berisha synojnë shthurjen e shtetit dhe duan kaos duke manipuluar edhe me, siç i quajti, kukullat e tyre Bashën e Kryemadhin.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …