Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste foli për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025. ai tha se Partia Socialiste është e pakonkurrueshme dhe se është e aftë për të fituar përtej zgjedhjeve të 2025-ës. “Përtej kufijve të vjetër partiak, PS duhet të përfshijë çdo shqiptar në çdo qytet, fshat, të gjithë njerëzit e zakonshëm e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shembujt kuptimplotë të Kamzës dhe Shkodrës, duhet të na shërbejë si motivim. Kur duhet të zgjedhin mes mundësive të qarta të progresit dhe llogoreve të vjetra. Shkodra dhe Kamza dikur zona të ndaluara për ta hedhur vallen majtas, sot janë pjesë e jona. Kur ne socialistët dimë të shkrimë në një gjë aftësinë drejtuese, socialistë dhe demokratë pa dallim ne jemi të pakonkurueshëm. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na ndalon ne te fitojmë zgjedhjet e reja. Do fitojmë sfidat“, tha kreu i qeverisë nga Durrësi. (abcnews.al)

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …