Edi Rama në Greqi: Duam me të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazërim

Edi Rama në Greqi: Duam me të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazërim

Në fund të fjalës së tij para mijëra emigrantëve shqiptarë në Athinë, kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, i dërgoi një mesazh kryeministrit grek grek, Qiriakos Mitsotakis me vargjet e Naim Frashërit të shkruara në greqisht. Në vitin 1986 poeti ynë Naim Frashëri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”. “Duam më të gjithë fqinjët, sllavë dhe grekë të jetojmë në harmoni, në vëllazërim. Me rend dhe paqe të jetojmë. Le të mos bëhemi armiq dhe të mos zihem, mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar. Është koha e mirëqenies, është koha e lirisë! Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë. Unë nuk ik dot sot pa ju thënë edhe dy fjalë: Gabime unë mund të kem bërë plot në këto 10 vjet. Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që kam bërë, por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhtuar ata që më kanë besuar qoftë edhe njëherë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund ti bëhet një njeriu në jetë sesa udhëheq vendin e tij. Nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet që me josh apo më detyron të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës tuaj. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do ketë më të bukur se kjo, tha Edi  Rama në fund të fjalës së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …