Edi Rama: Në indeksin e Fuqisë Globale 2022 Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021

Edi Rama: Në indeksin e Fuqisë Globale 2022 Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021

Rritja e pagave me 30 për qind në vitin që lamë pas, por edhe përfshirja në ndihmën e “Pakos së madhe” përbëjnë një mbështetje të konsiderueshme për zërimin e ndikimit të “inflacionit të luftës” në familjet e punonjësve të Forcave të Armatosura. Nga “Pakoja e madhe” e qeverisë, shpërndarë në fund të vitit 2022 prej 8 miliardë lekësh përfituan 1 milion qytetarë, ndër të cilët 2200 ushtarët bazë e nënoficerët, dhe 1200 efektivë të Grup Batalionit te Dytë të Këmbësorisë. Një tjetër vendim që rrit mbështetjen ndaj efektivëve të Forcave të Armatosura, pas rritjes me 30% të pagave gjatë 2022 është ai për rritjen me 7% të pagës për të gjithë ushtarakët gjatë 2023. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se nga “Pakoja e madhe” u shpërblyen edhe Forcat e Armatosura, si një mbështetje plus për të zëruar impaktin e inflacionit të luftës mbi familjet e tyre gjatë këtij dimri të vështirë. Në indeksin e Fuqisë Globale 2022 (Global Fire Power) Shqipëria ka kapërcyer 14 shkallë nga 2021”. Duke e cilësuar një lajm të mirë, Rama tha se “vendi ynë tanimë renditet pas Serbisë, por me diferencë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …