Edi Rama:

Edi Rama në Kukës: Më mungon Thaçi, i dërgoj një përqafim, dhe ju shpjegoj pse aeroporti quhet “Zayed”

Dje në aeroportin e Kukësit u ul avioni i parë. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij shpjegoi se përse aeroporti do të mbajë emrin “Zajed, Flatrat e Veriut”.

“Pse quhet kështu Zayed, sepse nuk është thjesht një aeroport i ri por njëkohësisht edhe një vend kujtese dhe godina e këtij aeroporti është një edhe një tempull i kujtesës së kësaj toke, kësaj zone, por edhe shqiptarësh nga Prishtina në Tiranë dhe kudo sepse në këtë zonë u ngrit edhe kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë, viktima të spastrimit etnik dhe u dyndën drejt Shqipërisë. Atë kohë këtu erdhën shumë njerëz nga e gjithë bota, mes tyre princi i kurorës Mohammed bin Zayed, i bri i sheikut Zayed, që me një vizion gjenial arriti t’u japë atyre Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i ati e nisi të birin nga ai që sot është kryeministri i Duabit për t’u kujdesuar për valën e spastrimit etnik.

 

Gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie të jashtëzakonshme solidariteti për ata që atë moment kishin nevojë për forcën e dashurisë dhe kujdesjes dhe princi i kurorës Mohammed bin Zayed, e kujton si i ati e merrte dy herë në ditë në telefon dhe i përsëriste “bëni kujdes në shpërndarjen e ndihmave dhe asnjë familje mos u mungojë ushqimi dhe uji dhe të mos ndodhë që askush të ndjejë dallim për arsye fetare”.

Aeroporti është Flatrat e Veriut, pasi këtu në veriun e Shqipërisë, nga Kukësi dhe matanë dhe prej andej nga erdhën motrat dhe vëllezërit tanë është i gjithë veriu i shqiptarëve, ku u shkruajt një nga historitë më tragjike, por me fundin më të lumtur. Brenda në aeroport do të gjeni jo vetëm një tribut për atë që ishte ideatori i pistës së solidaritetit, por edhe për ata që ishin shëmbëlltyra e dhimbjes dhe e një tragjedie që nuk duhet ta harrojmë kurrë, por edhe e një rezistence, pjesë e karakterit të shqiptarëve që kurrë nuk duhet ta humbasim” tha ai.

Mes emocioneve, Edi Rama u shpreh se sot i mungon Hashim Thaçi prej disa muajsh ndodhet në Hagë në përballjen me drejtësinë. “Më mungon shumë sot, një prej shqiptarëve më të mëdhenj, jam i bindur se historia të tillë do ta konsiderojë, Hashim Thaçi. Dhe prej këtu nuk e di a më ndjek, a do të mund të më ndjekë, por do të dëshiroja t’i çoja një përqafim dhe ti thosha se në muret e këtij aeroporti gjendet një moment, kur Thaci dhe Rugova të ulur bashkë i hapën rrugë procesit pa kthim, çlirimit përfundimtar të Kosovës” tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …