Edi Rama

Edi Rama: Nëse Hashim Thaçi do të ishte në liri, socialistët, do ta votonin atë në postin e kryetarit të Shqipërisë

Nëse Hashim Thaçi do të ishte i lirë socialistët do ta votonin atë në postin e kryetarit të Shqipërisë, ka deklaruar kryeministri, Edi Rama ditë më parë kur gazetarët ia përkujtuan një  deklaratë të mëhershme në Kuvendin e Kosovës për një kryetar të përbashkët.  Kisha parasysh konkretisht Hashim Thaçin për atë që ai është si president, jo për raportin me mua. Sepse thashë që është një njeri me një dhunti të jashtëzakonshme. Unë nuk njoh një njeri tjetër në botën e politikës shqiptare që ka atë kombinim mes dhuntisë të njeriut politik për të dalë fitues në çdo situatë. Durimit të madh për të përballuar pa shfaqur asnjë gjë momentet më të vështira dhe vullnetit të jashtëzakonshëm për të arritur aty ku do dhe në kushtet e gjithë eksperiencës që Hashimi ka pasur dhe në gjithë rrugën që ai ka ndjekur për të arritur në majë të hiearkisë shtetërore të Kosovës, do të ishte një president i shkëlqyer, ka saktësuar Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …