Edi Rama

Edi Rama: Nëse Rusia ndalon nuk ka më luftë, nëse Ukraina nuk lufton nuk ka më Ukrainë

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  duke folur për zhvillimet në Ukrainë thotë se Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë. Dje  dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës ruse në Tiranë, në shenjë proteste kundër urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën. Me parulla dhe me flamurin e Ukrainës në duar, qytetarët shqiptarë por dhe ata ukrainas që jetojnë në vendin tonë kanë dalë në mbështetje të Ukrainës. Shqipëria ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët rus apo çdo avion të regjistruar në Rusi në kuadër të sanksioneve që i ka vendosur Rusisë pas agresionit ushtarak në Ukrainë. Ndalimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore nga operatorët ajror rus, hynë në fuqi që nga mbrëmja e 27 shkurtit. NATO – aleancë në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria – njoftoi se do të rrisë numrin e forcave të saj pranë Rusisë, me qëllim që të forcohet krahu lindor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …