Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama: Nesër në Bruksel duam bisedime, marrëveshje e paqe, po nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  para takimit të nesërm mes Kosovës e Serbisë, që pritet të mbahet,  në Bruksel, përmes një analize  të gjatë thotë se shpreson që ky takim të mos jetë një tjetër xhiro bosh. Shqipëria, përkundër lidhjes të ngushtë unike ndoshta në botë me Kosovën, është plotësisht në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Jo sepse aleatët tanë të mëdhenj strategjikë kanë gjithnjë, medoemos, të drejtë, po sepse deri më sot ata nuk kanë qenë asnjëherë gabim në kërkesën e tyre ndaj të dyja vendeve, e së fundmi Kosovës veçanërisht. Edi Rama tha se  Shqipëria kurrë nuk nxit trazime etnike as në shtetet fqinje, as mes shteteve fqinje, duke prekur ndjenja që mund të ushqejnë kundërshti e të ndezin konflikte në rajon. Megjithatë, ai thotë se Shqipëria e shqiptarët janë me Kosovën në një skenar ku gjërat shkojnë keq mes Kosovës e Serbisë. Fatkeqësisht po ashtu, disa harrojnë se nuk jemi më në vitet ‘90 të shekullit të kaluar. Shqipëria është për paqe, pajtim, ardhmëri të përbashkët dhe pikë. Por megjithatë, nëse gjërat shkojnë keq, Shqipëria dhe shqiptarët janë me Kosovën,  këtë nuk e  luan as  topi, ka saktësuar kryeministri, Edi Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …